Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Mu deshën vite të kuptoja që isha viktimë e përdhunimit”, Alanis Morissette bën deklaratën tronditëse

17:35 / September 13, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Alanis Morissette
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtarja e njohur kanadeze Alanis Morissette, tashmë 47 vjeçare, ka zbuluar së fundmi se është përdhunuar nga disa burra ne industrine e muzikës kur ka qenë 15 vjeçe, por iu deshën vite të kuptonte se ishte një viktimë e përdhunimit.

Këngëtarja ka ngritur akuzat në një dokumentar që do të shfaqë premierën e tij të martën në festivalin e filmit në Toronto.

Në dokumentarin e rrjetit HBO të titulluar ‘Jagged’, Morissette thotë se disa burra bënin seks me të kur ishte këngëtare 15-vjeçare, shkruan Ëashington Post.

“U deshën vite terapi që të nisja të pranoja se unë isha viktima,” thotë Morissette në dokumentar.

“Unë thosha se kisha pranuar vetë, por ata më kujtonin ‘po ti ishte vetëm 15 vjeçe, nuk ka pranim kur je 15 vjeçe’”.

“Tani e kuptoj, ‘po, ata ishin pedofila. Ishte përdhunim staturor’”, thotë ajo, duke iu referuar termit ligjor të përdorur për krimin e përdhunimit pa dhunë të të miturve.

Morissette nuk emëron asnjë nga abuzuesit e saj në film por thotë se njerëzit në industrinë e muzikës nuk i kanë besuar pretendimet e saj në të kaluarën.

“Unë i thashë disa njerëzve, por kjo ra në vësh të shurdhër, ishte një nga ato momente kur unë ngrihesha e dilja nga dhoma”.

Mosha e pranimit të marrëdhënieve seksuale në Kanada është aktualisht 16. Por ka qenë 14 kur Morissette ishte adoleshente.

Sulmet e denoncuara kanë ndodhur në fund të viteve 1980, kur ajo regjistronte pjesët e para muzikore me studiot Geffen Records dhe jetonte me prindërit në shtëpinë e tyre në Ottaëa.

Ajo shton se avancimet e padëshiruara seksuale janë të shpeshta, edhe kur nuk ka abuzim fizik.

“Thuajse me çdo person që punoj janë këto pika kthese”.

Ajo shton se në atë pikë “ose i jep fund marrëdhënies” ose “do të mbetet një sekret i madh që do ta ruajnë përgjithmonë”.

Por tashmë Morissette duket se është e pakënaqur me dokumentarin dhe nuk do të marrë pjesë në premierë, tha një burim për Ëashington Post.

Filmi fokusohet në publikimin në vitin 1995 të këngës së saj të njohur Jagged Little Pill, e cila arriti të shiste 33 milionë kopje në të gjithë botën.

Regjizori Alison Klayman konfirmoi mungesën e këngëtares në premierë: “Sigurisht do të doja që Alanis të vinte. Ishte një privilegj të bëja këtë dhe jam krenar”.

Alanis Morissette
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

Dua Lipa “surprizon” Shakirën në Madrid: Më duket se jam në ëndërr

10:47 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.