Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Muaji i Ramazanit, Baba Mondi shtron iftar për besimtarët

23:09 / March 30, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
baba mondi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komuniteti bektashi me në krye kryegjyshin botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtruan një iftar me rastin e muajit të Ramazanit për besimtarët. Në fjalën e tij kryegjyshi u shpreh se muaji i Ramazanit është një mundësi për të ndarë vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore.

Të pranishëm në këtë iftar ishin edhe Presidenti Bajram Begaj, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare, ambasadorë të atashuar në vendin tonë, gazetarë e figura të njohura. Urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit në këtë darkë e dha edhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, e cila vlerësoi harmoninë fetare në Shqipëri.

“Agjerimi i Ramazanit është një kujtesë për ne se të gjithë jemi qenie njerëzore dhe iftari është një mundësi e shkëlqyer për t’u ulur së bashku. Unë vij nga Halfa, një vend i njohur për praninë e besimeve të ndryshme fetare. Edhe ne i respektojmë të drejat e njëri-tjetrit, por më duhet ta pranoj se ajo çfarë gjeta në Shqipëri është shumë më shumë. Ju jo vetëm që bashkëjetoni, por jetoni në harmoni.”

Komuniteti Bektashi e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit gjatë muajit të Ramazanit, ku theksohet mesazhi për më shumë harmoni në familje dhe shoqëri.

Baba Mondi iftar ramazani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.