Instituti i Shëndetit Publik shkruan në ‘Facebook’ se ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje, ndërsa tregon pesë kushte se si të mbrohen qytetarët nga ky lloj rreziku.
Ushqimi i pasigurt mund të shkaktojë mbi 200 sëmundje.
A i njihni pesë kushtet për ushqim të sigurt❓
Mbani pastërti.
Vendoseni ushqimin e papërpunuar dhe të gatuar në vende të veçanta.
Gatuajeni ushqimin plotësisht në temperaturë mbi 70 gradë C.
Ruajeni ushqimin në temperaturën e duhur për të qenë i sigurt.
Përdorni ujë dhe burime ushqimore të sigurta.
