Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Myslim Murrizi: Po diskutojmë koalicionin me Topallin dhe Patozin, kandidojmë në 4 qarqe

15:57 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
topalli patozi 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myslim Murrizi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë bën me dije se ai vetë do të jetë kandidat në 4 qarqe dhe se po diskutohen koalicionet me partinë e ish-nënkryetarëve të PD-së, Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi.

“Unë do të kandidoj më 25 prill së bashku me qytetare dhe qytetarë të interesuar për t’i vënë shqiptarët tek Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare. Do të kandidojmë në të gjitha qarqet. Unë do të kandidoj në 4 qarqe, në Fier dhe në Tiranë, të tjerat po i mendoj bashkë me kolegët deputetë themelues të kësaj force të re politike. Pres që të na shtohen edhe deputetë të tjerë, cilido prej tyre që aspiron për t’u vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare.  Do të shkojmë para shqiptarëve me një program të shkurtër dhe konkret: Luftë të korruptuarve dhe jo korrupsionit, i cili është abstrakt. Të korruptuarit kanë emër”, tha ai.

Murrizi u shpreh besimplotë në një rezultat të mirë të forcës së tij politike në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i përket koalicioneve që po mendon për 25 prillin Myslim Murri u shpreh se forca e tij politike po shikon mundësinë e një koalicioni me Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin.

“Por për të qenë i sinqertë të dy kanë qenë nënkryetarë të PD-së. Të dy kanë votuar 21 prillin e 2008-s. Të dy kanë qenë në krah të Berishës kur shpallën armik Bamir Topin. Jozefina ka qenë edhe kur u shpall tradhtar Genc Pollo. Që të dy kanë ngarkesën administrimit të pushtetit 2005-2013. Ndaj dua të jem shumë i kujdesshëm në listën që do i ofroj qytetarëve më 25 prill. Jam në diskutim me kolegë të mi të Lëvizja Demokratike Shqiptare. Nuk është se kam kontaktuar me ta. Idealen do ta doja që në listën për kandidatë të mos kishte individë të përfolur për abuzim me pushtetin 2005-2013. Sidomos në mandatin e dytë të PD nga viti 2009 në vitin 2013. Pra ky është dyzimi im”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh grupin parlamentar socialist, në fokus “Besa” dhe sfidat e mandatit

12:37 / August 31, 2026

Viti i ri arsimor / Hoxha: 17 mijë tekste për fëmijët në diasporë, gjuha shqipe në themel të trashëgimisë sonë

12:33 / August 31, 2026

Begaj pret ambasadoren e re të Holandës: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

12:23 / August 31, 2026

Zjarret në vend/ 5 vatra vijojnë të jenë aktive, Situata më problematike në Dajt

12:08 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.