Eshtë vendosur data e inaugurimit të stadiumit Diego Armando Maradona. Më 29 korrik, ditën e enjte ora 19:00, qyteti i Napolit do të mirëpresë emrin e shtëpisë së re të klubit napolitan.

Ekipi napolitan, në fakt e ka përuruar emrin e stadiumit, por nuk kishte prerje shiriti për të zyrtarizuar gjithçka. Jo vetëm kaq, në mbrëmjen e 29 korrikut do të zbulohet statuja kushtuar Maradonës dhuruar nga artisti Mimmo Sepe për komunën.

Është e mundur që për të shoqëruar inaugurimin të ketë edhe një shfaqje për ta bërë mbrëmjen për nder të Diegos edhe më të veçantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here