Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nard Ndoka rrëfen si e injoroi Bashën në rrugë: Doja t’i flisja për respekt, por i ktheva kurrizin

20:26 / November 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nard Ndoka 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokristiane tregon hapur zhgënjimin që i ka sjellë mospërfshirja në listën e sigurtë në zgjedhjet e 25 prillit nga Lulzim Basha.

Nard Ndoka deklaron me ashpërsi se Lulzim Basha, ish-aleati i tij, tashmë është shpërfytyruar si njeri dhe si politikan .

“Unë jam ndryshe nga Basha. Për përgjegjësine e Bashës jap dorëheqjen unë, ndërsa Basha vetë nuk jep dorëheqjen. Nuk e kam pritur asnjëherë se Basha do të tjetërsohet si njeri, se si politikan i kishte dhënë shenjat. Pra që është deformuar, nuk e mban fjalën. Ka pësuar një zhgënjim të madh edhe si politikan por edhe në marrëdhëniet njerëzore. Është shpërfytyruar, ka humbur besimin, simpatinë që kam pasur për të”, tha Ndoka.

Kreu i Partisë Demokristiane ndër të tjera e akuzoi Bashën se nuk e ka përfshirë në listën e sigurtë sepse ka bashkëpunuar me Ramën, me këtë të fundit që ia ka diktuar listën.

“Në një farë mënyre po zbardhen prapaskenat. Kam përshtypjen se ky ka bashkëpunuar me Ramën dhe për listën. 24 orë përpara se të takoja Bashën, më vjen një ekspononet i partisë time dhe më thotë ti nuk do jesh në listat e Bashës dhe as PDK. Personi ishte kontaktuar nga Rama që të kandidonte ai dhe të mbushte boshllëkun që linte PDK. Nuk e besoja, por kjo ndodhi. Kjo ndodhi dhe me Klevis Balliun. Ai ngriti kauzën te unaza dhe kush ishte fundi i tij, Basha me ndikimin e oligarkëve tha ky nuk do të jetë kandidat”, u shpreh Ndoka.

I pyetur nga Xhaxhiu nëse e ka takuar Bashën pas 25 prillit, Ndoka tha se nuk e ka takuar, duke shtuar se madje as në rrugë nuk i ka folur pasi diçka e brendshme nuk e la ta bënte këtë gjë.

“Jo nuk e kam takuar asnjëherë. Jo vetëm unë por asnjë nga aleatët. Është mbyllur në bunkerien e tij. Rastësisht e takova një ditë në rrugë dhe i ktheva kurrizin. Mendova për një moment ta respektoja si qytetar, por diçka e brendshme mu rrotullua. Këtë mashtrues ia kam thënë, e kam shfryrë dufin tim“, deklaroi Ndoka.

Sa i takon Foltores së Berishës, Nard Ndoka theksoi se Foltorja i bën shumë mirë në radhë të parë PD-së dhe gjithë vendit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.