Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

NATO tjetër bazë të saj në Shqipëri, ja propozimi i Ministres Xhaçka për Aleancën

09:57 / October 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhacka nato base american
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas bazës ajrore vjen një tjetër propozim për NATO-n: Aleanca mund të ndërtojë bazën e saj detare në Shqipëri. Bëhet fjalë për Pashalimanin, bazën më të rëndësishme detare në vendin tonë e cila shumë shpejt mund të përdoret nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ashtu si edhe Kuçova ku vitin tjetër pritet të nisin punimet për bazën e re ajrore.
Burime zyrtare bëjnë me dije për gazeten TemA se pas ofertës së paraqitur pak muaj më parë gjatë vizitës së saj në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka materializuar gatishmërinë e vendit tonë për të vënë në dispozicion të NATO-s bazën e Pashalimanit. Sipas të njëjtave burime, Ministrja Xhaçka, disa ditë më parë i është drejtuar përmes një letre zyrtare komandantit të Komandës Supreme për Europën, gjeneralit amerikan Tod D. Wolters, ku i parashtron edhe planin e qeverisë shqiptare për modernizimin e bazës detare të Pashalimanit, me qëllim përdorimin e saj nga Aleanca.

Ministrja e Mbrojtjes mësohet se ka shprehur gatishmërinë e palës shqiptare për hartimin dhe zbatimin e një plani të përbashkët me NATO- n për zhvillimin e mëtejshëm të bazës detare konform standardeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Propozimi më i ri për NATO-n për një bazë të saj detare në Shqipëri, e vetmja në Ballkan vjen në një kohë kur, rritja e emigracionit të paligjshëm apo kërcënimet për sigurinë që vijnë nga veriu i Afrikës apo Lindja e Mesme shihen si çështje shqetësuese për Aleancën.

Kujtojmë se NATO ka miratuar tashmë vendimin për të ndërtuar në Kuçovë bazën e saj të parë ajrore në Ballkan. Në Janar të këtij viti ishte gjenerali Wolters, i cili vizitoi Tiranën dhe gjatë takimit me Ministren Xhaçka njoftoi fillimin e punës për bazën e re, punimet për të cilën pritet të nisin në fillim të vitit të ardhshëm.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Senati amerikan konfirmon Eric P. Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri

08:14 / August 6, 2026

Po merrni magnez? Ekspertët paralajmërojnë për ushqimet dhe pijet që mund të pengojnë përthithjen e tij

18:42 / August 5, 2026

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

17:01 / August 5, 2026

Memolla në burg, PD: Kryetar i komanduar, burri i kushërirës! Rama po mban peng zgjedhjet në Bashkinë Rrogozhinë

16:22 / August 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.