Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndahet parakohe nga jeta ish-futbollisti i njohur shqiptar

10:04 / July 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 60ee978a11995
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar. Ka ndërruar jetë në moshën 61-vjeçare ish-futbollisti i njohur i Vllaznisë së Shkodrës, Aziz Gruda.

Shkak i kësaj vdekje të parakohshme ka qenë gjendja jo e mirë e ish-futbollistit, i cili vuante prej kohësh. Gruda ka qenë lojtar i Vllaznisë në vitet ’80. Ai luajti së bashku me vëllanë e tij, Bujar Gruda, e bënte pjesë në brezin e artë të futbollistëve të Vllaznisë.

Azizi është dalluar si një nga mesfushorët më të mirë të viteve ’80, por për arsye të ndryshme dhe për fatin e keq të tij, i është bashkuar shumë vonë Vllaznise, pikërisht në vitin 1988.

Luajti me kuqeblutë për kater vite, sepse në vjeshtën e vitit 1992 siç dihet, bashkë me disa lojtarë të tjerë shkodranë vendosen të mos ktheheshin më në Shqipëri pas asaj vizite në France, por u sistemuan në vende të ndryshme të Europës

Aziz Gruda ka dhe kontributin e tij në titullin kampion të Vllaznise në sezonin 1991-92 dhe mbahet mend nga të gjithë për talentin e tij në fushen e lojës teksa ka lënë gjurmë me aktivizimin e tij me këtë skuadër, për ato pak vite që e ka përfaqësuar atë.

Aziz Gruda ka lindur më 29 dhjetor 1960 në Shkodër në një familje sportive teksa edhe dy vellezerit e tij më të mëdhenj luanin futboll, pikërisht Selmani dhe Xhabiri, ndërkohë që pas tij te njejten rruge do te ndiqnin edhe dy vellezerit me te vegjel, Bujari dhe Shpetimi.

640 0 60ee9785c6a64

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.