Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ndalojnë automjetin duke menduar se kapën armë, por në fakt zbuluan lodra fëmijësh me zara. Pistoletat lodër u dërguan dhe në laboratorin e kriminalistikës

18:13 / August 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim 750x423 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për policët çastet kur zbulohen sende të ndaluara dhe të paligjshme janë momente të lumtura. Por ka nga ato aksione që rezultojnë të trishta.

I tillë është një nga rezultatet e një pike kontrolli në kryeqytet, kur sapo policët i kanë ngritur tabelën një automjeti, gjatë kontrollit ata panë shtatë pistoleta në bagazh.

Sipas një raport shërbimi, patrulla që po kontrollonte automjetin tip mercedez ka kërkuar menjëherë në radio përforcime.

Por me gjithë këtë raportim pas këqyrjeve të mjetit nën pronësi të shtetasit B. C përshkrimi e më pas përfundimi i tyre në lodra rrezikon të kthehet në një barsoletë policësh. Efektivët shkruajnë në raport shërbimi “u shkua në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e pistoletave në fjalë ato ngjanin me ato të imitimit të zhurmave si ato që përdoren te lodrat ambulante për të gjuajtur me zara”. Por policët kanë qenë stoikë dhe përshkruajnë municionet e lodrave për fëmijë “gjithashtu në makinë u gjetën disa krehëra, njëri ndër të cilët me ngjyrë blu dhe me disa zara plastikë brenda. Të gjithë krehrat ngjajnë si ai që mban zara”.

Sidoqoftë edhe pse nga rrëfimi i të dyshuarit është kuptuar se ai zotëron një biznes për fëmijë prej vitesh, policia ka vazhduar detyrën për t’u bindur me prova se nuk ishin para ca lodrave për fëmijë.

Fillimisht rezulton që i dyshuari të jetë shoqëruar në komisariat si i dyshuar ku dhe është marrë në pyetje. B. C sipas një burimi të gazetës Si ka konfirmuar përfshirjen në biznesin e argëtimit të fëmijëve dhe se për momentin këtë aktivitet për shkak të plazhit e ka zhvendosur në plazhin e Shëngjinit.

“Janë pistoleta lodër, dhe punojnë me presion ajri, i kam në bagazh pasi duhet t’i rregulloj, punojnë me gogla plastike – mësohet të ketë thënë i dyshuari që u kap shëtitje në kryeqytet me lodra fëmijësh. Por për shkak se policia nuk bazohet vetëm në fjalë dhe në çfarë konstatojnë policët me sy, situata është bërë akoma më serioze.

Për t’u bindur se këto shtatë pistoleta janë vërtet lodra dhe madje plastike ashtu siç policët i konstatuan, të shtata lodrat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Do të jenë ekspertët balistikë që pasi t’i këqyrin do duhet të shkruajnë çfarë panë policët me sy, dhe çfarë thotë shkenca me vepra. Sidoqoftë, derisa ekspertët të flasin, policët ju besojnë syve të tyre ndaj dhe B. C sipas burimeve e lanë të lirë menjëherë sapo i morën deklaratën./ Gazeta Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Mediat ndërkombëtare, publikojnë artikullin: Kapet në Spanjë “magjistari” i arratisjeve, Taulant Toma

18:38 / August 26, 2026

Anglia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen historike: Pasuritë e konfiskuara nga krimi do të ndahen përgjysmë

17:58 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.