Prokuroria e Lezhës ka administruar provat nga policia gjyqësore lidhur me shtatë pallate të dëmtuara gjatë tërmetit të 26 nëntorit, duke nisur kështu hetimet.
6 prej objekteve që pësuan dëmtime janë ndërtuar para viteve ’90, ndërsa 1 pallat 10-katësh është ndërtuar gjatë viteve të fundit dhe nga tërmeti ka pësuar dëmtime serioze.
Në objektet e vjetra që janë referuar për hetim pranë prokurorisë rezulton se ka pasur ndërhyrje në katet e para apo dhe shtesa të ndryshme çka dyshohet se ju kanë dobësuar strukturën, ndaj nuk i kanë përballur lëkundjet e forta sizmike. Ndërsa për pallatin 10-katësh dyshohet se ka pasur cilësi të dobët në ndërtim.