Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ndërron jetë shkrimtari dhe piktori i njohur shqiptar, gazetari ndan lajmin e hidhur: Na la pas një trashëgimi të vyer

12:10 / May 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 6098fe43783c3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mësohet se ka ndërruar jetë poeti dhe piktori i njohur Agim Mato. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Thoma Nika përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan në rrjetet sociale se Mato ka lënë pas një trashëgimi të vyer si poet piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.

Mësohet se Mato prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori jetën.

Postimi i plotë:

KUR NDAL ZEMRA E POETIT-PIKTOR

Vetëm pak minuta më parë familjarët kanë ndarë me ne lajmin e kobshëm se zemra e Agim Matos, ndali këtë mëngjes përgjithmonë.

Agim Mato lë pas për ne një trashëgimi të vyer si poet, piktor e botues në të famshmen e tij “Milosao”, eksperiencën e themelimit dhe drejtimit të Klubit të Krijuesve “Jonianët”, sprovën e formatimit të një kanali televiziv “Riviera”.

Ai na la frymën krijuese e bashkëpunuese në çdua.o projekt, ndjeshmërinë prej poeti dhe prej qytetari, që në çdo frymëmarrje kishte dashurinë për Sarandën.

Ndarja nga jeta e Agim Matos, pas një sëmundjeje të zgjatur, është për këdo që e njohu dhe e lexoi, një lajm i rëndë dhe trishtues.

Është ndarje nga poeti i fjalës dhe i ngjyrës, ndarje nga gazetari i reportazhit, nga sipërmarrësi i orëve të para në fushën e letrave e më pas në fushën e medias, nga qytetari i shqetësuar e i mençur, nga fterrioti i lidhur me fshatin dhe ëndërrimtari për Sarandën e Fterrën, nga autori i mesazheve të mëdha për ta bërë jetën më të mirë e më të bukur, nga një prej Mjeshtrave të Mëdhenj, që Saranda numëron.

I lehtë dheu, për ty, Agim Mato! , themi tani që mësuam lajmin e rëndë. U prehsh në paqen që ndërtove me vargun tënd dhe në ëndrrat e tua.

640 0 6098fe3930251

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.