Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ndeshje e “çmendur” në Serie A, Napoli përmbys 2-4 Monzën

17:28 / April 7, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
napo e monza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Serie A e futbollit vijon këtë të dielë sportive me ndeshjet e javës së 31-të. Në 12:30 Frosinone dhe Bologna barazuan 0-0. Më pas në “Brianteo”, Monza vendase u mposht 2-4 nga Napoli.

Kampionët në fuqi të Italisë e nisën ndeshjen keq, me Djuric që i ndëshkoi pas nëntë minutash lojë për ta mbyllur pjesën e parë në avantazhin e të tijve. Fraksioni i dytë ishte “zjarr” për Napolin, që në harkun e gjashtë minutave shënoi tre herë.

Osimhen, Politano dhe Zielinski përmbysën 1-3 ndeshjen, para se Colpani të shënonte golin e dytë për Monzën. Në të 68 minutë kishte vend edhe për Raspadorin që “vulosi” gjithçka në 2-4.

Me 48 pikë Napoli mban vendin e shtatë, dy pikë pas Atalantës që është në zonën Europiane, por bergamaskët kanë dy ndeshje më pak. Monza me 42 pikë renditet në vendin e 11-të.

napoli Seria A
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Elseid Hysaj largohet nga Lazio pas 5 sezonesh: “Vite intensive dhe plot emocione”

15:42 / May 24, 2026

Zyrtare/ Chelsea zgjedh Xabi Alonson si trajner të ri, spanjolli firmos për katër vite

11:39 / May 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.