Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Ndodh në Cërrik/ Ndërpritet për 20 minuta ndeshja Turbina-Shkumbini, ambulanca…

17:38 / October 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Turbina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Derbi i prefekturës së Elbasanit midis Turbinës së Cërrikut dhe Shkumbinit të Peqinit që u zhvillua pasditen e kësaj të Diele në stadiumin “Nexhip Trungu” pati edhe një episod të pazakontë. Në minutën e 25 kjo ndeshje u ndërpre pasi autoambulanca e planifikuar për të qenë e gatshme në pistën e stadiumit ku po zhvillohej ndeshja e javës së tretë e kategorisë së Dytë e vlefshme për Grupin B midis Turbinës e Shkumbinit u largua pa njoftuar autoritetet që merreshin me monitorimin dhe zbatimin e masave të mbarëvajtjes së sfidës sportive.

Në këto kushte Delegati i FSHF, Krenar Alimehmeti i ka kërkuar gjyqtarit kryesor të ndeshjes ndërprerjen e saj. Ndërkaq është mësuar se shkak i largimit nga stadiumi i autoambulancës ka qenë një rast urgjence në lagjen pranë “Nexhip Trungut”.

Ndeshja ka rifilluar pas 20 minutash kur dy autoambulanca të tjera mbërritën në pistën e stadiumit. Rasti në fjalë ka nxjerrë në pah edhe njëherë problematikën që ekziston në ndeshjet e futbollit në kampionatin shqiptar ku çështja e gadishmërisë së shërbimit të autoambulancës dhe personelit mjekësor me aparaturat e nevojshme mban në ankth organizatorët e aktiviteteve futbollistike.

Ndërkaq ndeshja që rifilloi pas ndërprerjes së detyrueshme midis Turbinës dhe Shkumbinit u mbyll me fitoren 2-3 të peqinasve me gola të shënuar nga 17′ Mesia, 45+28′ Ismailaj 10′ Nexha, 13′ Sulkja, 45+25′.

ambulanca cerrik Futboll
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Olta Gixhari “rreshton” futbollistët, kë do të zgjidhte për një skenë të nxehtë

22:56 / June 17, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.