Soni Malaj prej kohësh tashmë është në një lidhje me një djalë qe e quajnë Klevi e që ka vendosur ta mbajë larg vëmendjes mediatike, siç është shprehur vetë këngëtarja më herët, një zgjedhje e të dyve kjo.
Rallë ka ndodhur të postojnë foto, dhe pse ai e shoqëron në çdo event të rëndësishëm.
Mesa duket këngëtarja po shijon romancën me Klevin teksa ka zgjedhur të postojë një foto nga pushimet e tyre në jug. Për herë të parë ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet pranë tij në fillim të këtij viti.
Megjithatë, një përjashtim e ka bërë edhe këto ditë gushti, pasi mbrëmjen e djeshme ka postuar një foto në Instastory me Klevin.
Ata ndodhen në jug të Shqipërisë, ku siç duket po kalojnë disa ditë të mira pushimi.

