Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Ndryshojnë kriteret për përfituesit e ndihmës ekonomike në Tiranë, favorite familjet e mëdha

20:57 / January 27, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndihma9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aplikimi për ndihmë ekonomike gjatë tre muajve të fundit dhe dokumentacioni i plotë janë dy kushtet e para për të qenë në listën e fituesve. Kjo presupozon kalimin e sitës së parë, atë të vlerësimit social-ekonomik nga administratori shoqëror. Por, edhe midis aplikuesve të rregullt, që plotësojnë treguesit e mësipërm, do të ketë një tjetër selektim. Familjet me mbi katër anëtarë, me një të vetëm si dhe gratë e divorcuara ose të veja me fëmijë do të jenë të parët në listën e përfituesve nga fondi që përdor bashkia. Muajin e kaluar, përfitues ishin 404 familje, nga të cilat 201 do të trajtohen me fonde të buxhetit vendor dhe 203 nga fondi i kushtëzuar 6%. Sipas përllogaritjeve të pasqyruara në relacionin e projektvendimit që votohet të enjten e javës që vjen në Këshill, familjeve nga 24 njësitë administrative do t’u jepet në total një fond mbi 1 milion lekë për muajin që lamë pas. Përpos tyre, në Këshill Bashkiak ka ardhur edhe lista me afro 3 mijë familje fituese, të cilat do të mund të marrin në këtë fundmuaj ndihmën ekonomike për muajin që lamë pas.

Përpara se dosjet e aplikuesve të shkojnë në bashki për t’u vlerësuar, kalojnë nga njësia administrative dhe lagjja, e cila përpunon një listë fituesish të mundshëm, për t’ia nisur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Sociale në Bashkinë e Tiranës. Kjo është një punë që bëhet çdo muaj, ku njësia administrative përcakton dhe fondin për çdo familje, bazuar në profilin social-ekonomik, që e pasqyron përmes një relacioni dhe dokumentacionit vërtetues si: certifikata familjare, formulari i verifikimit të situatës social-ekonomike dhe refuzimi nga sistemi i ndihmës ekonomike. Edhe për këta aplikues ka një sistem pikëzimi. Relacioni parashikon që në rastet kur ka më shumë aplikime sesa fondi i planifikuar, fituesit zgjidhen bazuar në përllogaritjen e pikëve. Çfarë ndodh kur ka disa aplikues me pikë të njëjta?! Këtë e zgjidh administratori social, i cili vlerëson në vend situatën e dy familjeve. Zgjerimi i listës së ndihmës ekonomike është një vendim që merret çdo muaj në varësi të numrit të aplikimeve, ndërsa fondi i dedikuar ndahet në fund të vitit.

Kriteret:

1. Familjet në nevojë do të përzgjidhen nga lista e familjeve që kanë aplikuar brenda tre muajve të fundit nëpërmjet regjistrit elektronik për ndihmën ekonomike dhe të cilat nuk janë shpallur fitues nga sistemi i pikëzimit për pamjaftueshmëri pikësh.

2. Do të përzgjidhen ata aplikues që kanë paraqitur dosje të plotë dokumentacioni.

3. Prioritet do të kenë familjet me nevoja socialekonomike të theksuara: familje me më shumë se katër anëtarë, familje me një anëtar dhe gratë kryefamiljare të divorcuara/të veja me fëmijë në ngarkim.

Dokumentacioni:

-Lista emërore e përfituesve të mundshëm

-Tabela përmbledhëse mbi numrin e familjeve dhe fondin e parashikuar

-Profili social i çdo familjeje aplikuesi

ndihma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.