Automjetet në Shqipëri do të kenë së shpejti një leje të re të qarkullimit. Urdhëri i ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku parashikon që leja e re e qarkullimit të jetë në përputhje me direktivën Europiane  1999/37/EC të vitit 1999.

Leja  e  re  e  qarkullimit  do të  jetë  e  baras-vleshme me certifikatën e pronësisë. Prodhimi  dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të Transportit Rrugor” shkruhet në urdhër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here