Nuk janë të rralla herët kur Beatrix Ramosaj kujton babin e saj të ndjerë me anë të postimeve në rrjetet sociale, kur kujton momentet e veçanta me të apo kur i bën dedikime në ditë speciale për familjen. Këtë e ka bërë sërish mbrëmjen e djeshme, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të të atit, duke ndarë me ndjeksësit foto dhe video nga shtëpia që ai kishte nisur të ndërtonte për familjen.
Këngëtarja zbulon se është kthyer në qytetin e saj, për ta mbaruar ndërtimin e shtëpisë, ndërkohë që atje ka gjetur një nga kujtimet më të bukura që i ka lënë babai. “Kur isha 8 vjeç babai nisi të ndërtonte shtëpinë tonë në Llapashticë. Dhe diku në atë vend, ai na bëri që të shkruajmë diçka, që pas disa vitesh ta shikonim dhe ta kujtonim atë moment përgjithmonë duke qeshur.“- tregon ajo.

Beatrixi zbulon atë që pjestarët e familjes së saj kanë shkruar në një copë dërrse të shtëpisë. Bie në sy që babi ka shkruar: “Familja e lumtur, Muhameti, Antigona, Beatrix, Alban. Kujtim kur të plakemi”. Gjë e cila e bën këngëtaren të ndihet e trishtuar, pasi nuk arritën të plaken bashkë.

Ajo ka menduar se nuk do ta gjente kurrë këtë kujtim, por kur shkoi ta rindërtonte shtëpinë me xhaxhain, njeriun që i ka qënduar pranë gjithë këto vite, e pa që ishte aty. Një nga gjërat që sipas saj tregon se i ati arrinte të bënte çdo gjë të vogël shumë speciale dhe që mund të mbahet mend gjatë.

Në fund ajo thotë se vazhdon të mendojë çdo ditë për babain, ëngjëllin e familjes, dhe dhimbja që ai nuk është më nuk ikën asnjëherë.

“Të lutem Zot mbroje nënën dhe vëllain tim. Nuk mund të jetoj pa ta dhe babin tim në parajsë“- është ajo ç’ka Beatrixi shkruan bashkangjitur disa fotove me mamanë dhe Albanin, ndërkohë që kërkon fajle për postimet e trishtuara. Gjë për të cilën nuk ishte nevojëa sepse nëse ka një gjë që duhet të shprehet, është pikërisht trishtimi.

