Personazhet e njohur të ‘showbizi-it’ shqiptar kanë zgjedhur që me postimet e ndryshme në rrjetet sociale të urojnë ndjekësit dhe miqtë e tyre për festën e Kurban Bajramit.
Emrat e ndryshëm si Aurela Gaçe, Manjola Nallbani, Mozzik, Era Rusi, Rudina Dembacaj, Olti Curri, Jul Deda, Lorik Cana kanë publikuar urimet e tyre në këtë ditë të veçantë për të gjithë besimtarët myslimanë. Duke uruar shëndet dhe begati në të gjitha familjet shqiptare, personazhet e njohur kanë pritur mbrapsht të njëjtat urime edhe nga ndjekësit e tyre. Më poshtë ju sjellim një pjesë të tyre.

