Jonida Vokshi është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël për t’u bërë nënë. Ajo dhe bashkëshorti i saj aktor Besnik Krapi do të bëhen prindër për herë të parë, teksa pritet të vijë një vogëlushe.
Jonida ka treguar vazhdimisht në rrjete sociale se po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël.
Madje, sot ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
