Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Në ditët në vijim mund të shpallim organizimin e një proteste”, opozita zbardh skenarin

22:34 / January 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
opozita a
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’u rikthehet protestave masive.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi akuzoi palën socialiste në tryezën e reformës zgjedhore për zvarritje të procesit. Ai tha se nuk do të jetë surprizë që në ditët në vijim opozita të shpallë organizimin e një proteste.

“Procesin e drejtonte ambasadori britanik, por i konsultuar me të BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Protesta kemi bërë dhe do të bëjmë sa herë që të jenë. Nuk do të jetë surprizë që në ditët në vijim të shpallim organizimin e një proteste. Ne kërkojmë qeverinë kujdestare për të organizuar zgjedhjet, që po funksionon në Maqedoni për të garantuar barazinë e palëve në procesin zgjedhor. Pala tjetër nuk duhet të vonojë procesin por të mbyllet brenda 15 marsit.

Jam i bindur që PD-ja do të bëjë betejën e saj për standardet. Kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme nuk është zgjidhje për opozitën por për qytetarët që nuk qeverisjen. Për ne ky proces duhet të përfundojë me garantimin e standardeve për zgjedhje të lira. Nëse përpiqemi t’i hedhim hi syve BE-së, kjo nuk do ta ndihmonte as Shqipëri, por do të ishte një shans i humbur. Ne do të qëndrojmë te çdo kërkesë e jona. Kemi vërejtur një tentativë për ta zvarritur procesin, por nuk është lejuar nga ana jonë. Ka më shumë se 10 ditë që është formuar grupi për hartimin e zgjidhjeve dhe nuk ka filluar diskutimi për asnjë çështje konkrete.

Për PD-në procesi të përfundojë brenda 15 marsit. Për ne duhet të kishte mbaruar që në shkurt, por pala tjetër kërkoi më shumë kohë. Pas reformës duhet të ketë zgjedhje të parakohshme. Nuk ka pasur negociata paraprake. As me ndërmjetësim. Ka pasur një propozim të opozitës në tryezën e OSBE-së që i është imponuar palës tjetër nga faktori ndërkombëtar, nuk ka pasur negociata për cështje konkrete” tha ai. I pyetur për sistemin zgjedhor, Bardhi tha se PD-ja është e hapur. “Çështja e sistemit duhet të jetë e hapur, t’i nënshtrohet një diskutimi publik. Por nëse nuk garantojmë zgjedhje të lira cdo sistem do të ishte deformuar. PD-ja ka shprehur vullnetin për cdo sistem” tha Bardhi në Report Tv.

opozita zbardh skenarin Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Protesta vijon jashtë Kuvendit, protestuesit qëllojnë me vezë e shishe policinë

11:14 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.