Armand Duka, kreu i FSHF-së ka komentuar fitoren 3-1 të Kombëtares në miqësoren kundër Azerbajxhanit. Në një reagim në kanalet e komunikimit ai ka thënë se tani nis pjesa më e bukur dhe se në Euro 2024 do shkojnë me moralin lart.
“Shkojmë me moralin lart drejt Euro2024. Triumfojmë edhe në miqësoren e dytë ndaj Azerbajxhanit dhe tani është koha të mendojmë për duelet me të bukura, ato ndaj Italisë, Kroacisë dhe Spanjës. Është një histori tjetër në Europian dhe duhet të shkojmë ta shijojmë dhe të japim më të mirën, për të vazhduar të jemi krenaria e shqiptarëve anembanë botës. Tani nis pjesa më e bukur! Gjermani po vijmë!”, shkruan Duka.
Euro 2024 në Gjermani zhvillohet nga 14 qershori – 14 korrik, teksa kuqezinjtë janë pjesë e Grupit B dhe kanë përballë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.