Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Në fillim do të pastrohen pikat e nxehta”, Rama tjetër kritikë për Lelin, paralajmëron kryebashkiakët e tjerë: Do përballeni me sanksione!

12:12 / November 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi 1 640x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sërish kryebashkiakët e vendit, të cilët sipas tij kanë rolin primar dhe detyrë që të pastrojnë territorin e bashkive të tyre. Ai e dha këtë mesazh nga Vlora, të cilën e quajti një ” pikë të nxehtë” sa i takon papastërtisë ne territor, mesazh ky drjetuar kryetarit të bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Më tej Rama tha se do të ketë sanksione ligjore për ata që nuk marrim masa. Po ashtu kryeministri bëri të ditur se do të ketë një fond ekstra për bregdetin dhe një task-forcë që do të mbikëqyrë këtë proces.

“Të gjithë kanë përgjegjësi, por është koha që përgjegjësitë të kërkohen nga gjithsecili. Ne e kemi bërë të qartë dhe jemi në rrugën e zbatimit të asaj që kemi thënë dhe që e kam bërë të qartë ditën e prezantimit të programit të qeverisë se re në Kuvend. Asnjë bashki s’do i lejohet të bëjë gjë tjetër nëse nuk garanton të gjitha burimet financiare të nevojshme për pastrimin, nëse nuk garanton që ato burime përkthehen në rezultat konkret, territor të pastër dhe qëndrueshmërisht të pastër. Për herë të parë ministria e Mjedisit ka kostuar se sa i kushton çdo bashkie pastrimi. Në bazën e kostimit ka nxjerrë edhe objektivin për buxhetin e vitit tjetër të çdo bashkie.

Ministrja personalisht bashkë me të deleguarit do të jenë të pranishëm në mbledhjet e Këshillave bashkiakë. Çdo bashki sot ka në dispozicion një pikë fundore për mbetjet dhe është e patolerueshme që ato të grumbullohen në mes të rrugës. Pikat fundore janë qoftë pikat teknologjike të trajtimit të mbetjeve, apo landfillet. Asnjë bashki s’do të lejohet për arsye apo justifikim që në vend që t’i çoj mbështetjet e veta në pikat fundore, të krijojë pika të paligjshme. Ligji parashikon sanksione për kryetarët e bashkive dhe bashkitë. Është e patolerueshme që kryetarët e bashkive bregdetare ta konsiderojnë këtë si punë angari. Gjithçka tjetër mund të mos jetë në maksimumin, por pastrimi po. Do të vendosim një fond ekstra për bregdetin dhe do të krijojmë një task-forcë për Bregdetin që do iu vijë në ndihmë bashkive për buxhetin e ardhshëm. Çdo këshill bashkiak do ta rrëzojë buxhetin e kryetarëve të bashkive, nëse taksa s’do të shkojë për pastrimin e zonës.

Nuk do tolerohet asnjë biznes në bregdet që nuk do nxjerrë mbetjet e veta të paketuara përpara zonës ku bën aktivitetin në një orë të caktuar. Bashkitë duhet të organizohen që brenda 1 orë ne fund të ditës të grumbullojë të gjitha mbetjet, nuk do lejohen thasë të zinj mbetjesh të hedhur të kazani. Këto nuk janë për bizneset por për konsumin individual. Për këtë paralelisht me incentivat. Kemi dhe fondin e inkurajimit, për bashkitë që bëjnë punën me sukses, duke ua rikthyer atë që shpenzojnë për pastrimin.”, pohoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjirokastër, kontrolle intensive me dronë e radarë: Mbi 1900 masa administrative në 10 ditë

10:13 / August 13, 2026

Japonia proteston ndaj vizitës së Putinit në ishujt e kontestuar Kuril: Territori na përket ne

09:59 / August 13, 2026

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 45 vatra në 24 orë, 12 mbeten aktive në disa qarqe të vendit

09:56 / August 13, 2026

Zjarri në Mallakastër vijon të zgjerohet, dhjetëra forca në terren për izolimin e flakëve

09:54 / August 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.