Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet ish-kreu i komunës Shalë (EMRI)

13:49 / May 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shkoder 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shkodrës ka arrestuar ish kreun e Komunës Shalë Dedë Tonaj i cili është dënuar për shpërdorim detyre.

“Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

NGJARJA


Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2017 kur Tonaj ishte kryetar i Komunës Shalë. Në atë vit Gjykata e Shkodrës sekuestroi rreth 41 500 metra katrorë tokë në zonën turistike të Thethit. Pas dyshimeve se kjo sipërfaqe ishte regjistruar në emër të disa personave të ndryshëm, në bazë të dokumentave të falsifikuar, Prokuroria e Shkodrës kërkoi marrjen e masës sekuestro preventive.

Dedë Tonaj u dënua për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës” bashkë me zyrtarët Tom Shyti dhe Gjovalin Lokthi. Sipas prokurorisë në atë kohë, ata dyshoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shpërndarë këto prona në bazë të procedurave fiktive dhe joligjore. Gjatë hetimit, u zbulua se në vitin 2008, ish-Kryetari i Komunës Shalë, Dedë Tonaj, ka udhëruar nëpunësin e komunës, Tomë Shyti, me detyrë inspektori i taksave pranë komunës dhe kryeplakun Gjovalin Lokthin, që të plotësojnë formularë të Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) për banorët e fshatit Theth, në një kohë që nuk është ngritur komision për ndarjen e tokës në fshat, ku këta të kenë qenë anëtarë dhe nuk është ndjekur asnjë procedurë ligjore për ndarjen e tokës për banorët e fshatit Theth.


Formularët janë plotësuar nga Tomë Shyti, i cili në rubrikën “Për komisionin e tokë në fshat” ka vënë emrin e tij dhe ka nënshkruar në këtë cilësi pa e patur atë. Janë vulosur nga kryetari i Komunës Shalë, Tomë Shyti dhe nga kryeplaku në atë periudhë kohe, shtetasi Gjovalin Lokthi, duke i dhënë këtyre akteve vlerën e dokumentave zyrtarë. Krahas të tjerëve, rezulton se me to u është dhënë pronësia për tokat në fshatin Theth edhe personave apo familjeve që nuk janë banorë të këtij fshati apo që kanë lindur shumë vite pas 1991.


Ish-kryetari u ka dhënë tokë edhe fëmijëve të tij. Në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se, në bazë të këtyre akteve joligjore, janë regjistruar në Hipotekën e Shkodrës pronat në një sipërfaqe totale prej rreth 41.500 m2 në zonën e Thethit, ndërsa pjesa tjetër e pronave janë në proces regjistrimi. Për këtë arsye, Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar sekuestrimin e pronave të regjistruara në hipotekë në emër të 5 personave të ndryshëm, me qëllim që të shmanget tjetërsimi i mëtejshëm i tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.