Policia e Durrësit ka arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik droge.
Sipas burimeve zyrtare, A.D., 33 vjeç nga Katund Sukth në Durrës ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .
Një tjetër person i kërkuar për trafik të narkotikëve vihet në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve , në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim , kapën dhe ndaluan shtetasin :
-A.D.,33 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Durrës.
Kapja dhe ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në datë 01.07.2017 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg “, për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.