Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy persona, njërin në kërkim për trafik droge dhe tjetri për dhunë në familje.
sipas Policisë G. K., 49 vjeç është dënuar nga gjykata e krimeve të rënda të TIranës me 4 vite e 8 muaj burg për trafik droge.
Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë
Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin.
Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij,për veprën penale “Dhuna në familje”,pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta në kokë vellain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.
