Policia bën të ditur se është gjetur i mbytur 37-vjeçari që vrau një ditë më parë gruan me thikë në zemër.
Sipas informacioneve zyrtare, ai është gjetur në sektorin Rinia në Durrës rreth orës 07.30 dhe pranë endit të ngjarjes është gjetur automejti me të cilin dyshohet se u largua pas krimit.
Lexo edhe- E rëndë në Durrës, gruaja qëllohet me thikë nga bashkëshorti
NJOFTIMI I POLICISE
Durrës
Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit është gjetur i mbytur autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur ditën e djeshme.
Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.
Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.
Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme.
Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
