Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë kanë përfunduar në spital gjatë koncertit në “Astroworld Festival” në Hjuston. Turma ishte afruar më pranë skenës teksa Travis Scott performonte në natën e hapjes në koncertin që përfundoi në tragjedi.
Që nga ajo ditë, reperi i njohur Travis Scott është ende në gjendje jo të mirë emocionale. Ai është mbështetur tek partnerja e tij, Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij.
Një burim i sigurt ka shprehur se:
Gjatë gjithë hetimit, Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Ëebster ka qenë në një gjendje ‘shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti. Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy.
Së fundmi, është shënuar viktima më e re në moshë nga tragjedia e festivalit “Astroworld”, një djalë 9-vjeçar, që ishte në gjendje kome për shkak se ‘u shkel me këmbë’ gjatë një turme njerëzish në festival më 5 nëntor.