I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ka qënë i ftuar aktori i njohur tashmë dhe producent Ermal Mamaqi. Gjatë intervistës Dembacaj e ka pyetur mbi filmin dhe të ftuarit special. Një ndër ta ka qenë edhe Edi Rama, ku të gjithë janë bërë kuriozë të shohin atë si aktor.
I pyetur pse nuk e ftove Lulzim Bashën të ishte pjesë e filmit “I Love Tropoja” ai shprehet se nuk e ka ftuar për shkak se nuk i ka ardhur tek emisioni “Xing”.
Biseda në studio
Rudina Dembacaj: Po Lulit nuk i gjete një rol të vogël aty sa me këput një lule dhe me ja cuar dikujt ?
Ermal Mamaqi: Në fakt ftova doktor Berishën, por ai e refuzoi me shumë sukses. Me kortezi më falenderoi për filmin dhe më uroi suksese. E zhdukem si perzonazhi në film, do ishte xhaja e Valbonës, një personazh tropojan, por mbajtem vetem rolin e Edi Ramës që është daja im në film. Lulin nuk e ftova sepse e kam ftuar tek Xingu dhe nuk më ka ardhur . Tani ato që na vijnë atyre dhe do i shkojmë, kështu është kjo punë dhe prandaj nuk e ftova në film.