Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Në kontejnerët e kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë, gjykata jep masën e sigurisë për babanë e Arbër Çekajt

16:08 / April 2, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
masa e sigurise
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Selim Çekaj, 72-vjeçari i cili u arrestua një ditë më parë, pasi në kontejnerët e kompanisë së tij u gjetën 49 kg kokainë në Portin e Durrësit është lënë në burg.

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën “arrest me burg”, ndaj babait të Arbër Çekajt, pavarësisht pretendimit të tij se nuk ka lidhje me lëndën narkotike. Vetë ai i ka thënë gjyqtarëve se kishte porositur vetëm banane. Selim Çekaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Djali i tij, Arbër Çekaj doli sot pra trupit gjykues për seancën e radhës në Apelin e Posaçëm, ku procesi është shtyrë për një tjetër ditë. Ai tha se babai i tij është një profesor i nderuar, ndërsa hodhi akuza se ndaj tij dhe familjes së tij po vepron një klan i caktuar që kërkon t’i përfshijë ata në trafik droge duke i mbushur kontejnerët e bananeve me kokainë.

Arbër Çekaj ndodhet pas hekurave për ngjarjen e 28 shkurtit të vitit 2018, kur në magazinat e tij ‘Arbri Garden’ në Maminas u gjetën 613 kg kokainë.

Babai i tij, Selim Çekaj kishte hapur një kompani me emrin “Ecoalmax” një muaj pas kapjes së sasisë së kokainës në magazinat e të birit, për transportin e bananeve nga Ekuadori. Në kontejnerët që transportonin bananet që vinin për llogari të kompanisë së tij policia gjeti 49 kg kokainë duke e vënë në pranga atë.

Arbër Çekajt masën e sigurisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.