Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në pritje të uljes së çmimeve të banesave, qytetarët tkurrin kredinë për shtëpi

08:51 / April 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirana 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bankat raportuan se kërkesa e individëve për kredi banese ka rënë gjatë tremujorit të parë 2019, pas një rritje sistematike përgjatë dekadës.

Sipas perceptimit të bankave të azhurnuara në raportin për Vrojtimin e Aktivitetit Kreditues, rënia e kërkesës për kredi në tremujorin e parë nga ana e individëve u shkaktua nga: përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit; kreditë nga bankat dhe institucionet financiare jobanka; besimi konsumator; si edhe zhvillimet aktuale dhe të pritura në tregun e banesave.

Ulja e kërkesës për kredi për shtëpi sipas Bankës së Shqipërisë po lidhet me zhvillimet në tregun e banesave. Volumet e ndërtimit janë rritur ndjeshëm edhe çmimet janë rritur gjithashtu.

Sipas një vëzhgimi të revistës Monitor në kompanitë më të mëdha të ndërtimit në kryeqytet çmimet kanë luhatje të madhe, nga 500-600 euro në periferi në mbi 3000 euro për metër katror në zonat e qendrës. Çmimet janë rritur shpejt vitin e fundit, me 10-30% pas një stanjacioni që pësuan në periudhën e mëparshme, të nxitura si nga rritja e taksave (kryesisht ajo e ndikimit në infrastrukturë), dhe nga oferta e shtuar, teksa sipas operatorëve janë rritur blerjet e apartamenteve në cash.

Ekspertët i tremben këtij fluksi ndërtimesh, përballë një fuqie të dobët blerëse çka sipas tyre mund të rrezikojë një flluskë në të ardhmen.

Çmimet e larta po frenojnë edhe individët në pritje të uljes së tyre, një sjellje kjo që mund të përshpejtojnë flluskën në sektorin e ndërtimit.

Bankat deri më tani kanë qenë të prirura të financojnë blerjen e banesave por jo bizneset e ndërtimit. Për shkak se kredia për shtëpi ka normë më të mirë kthimi se sa huaja e bizneseve të ndërtimit.

Vitin e kaluar portofoli i kredisë për individë ka shënuar rritje me 7.6% në terma mesatarë vjetorë. Kreditimi i individëve ishte përqendruar kryesisht në financimin me qëllim blerjeje banese, duke shënuar rritje të këtij portofoli në tremujorin e fundit me rreth 7.3% vit mbi vit./ Monitor

Capture 10

kredinë për shtëpi tkurrin uljes së çmimeve të banesave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.