Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Në provat zyrtare piloti britanik lë pas Verstappen

15:21 / October 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
furmula
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lando Norris realizoi kohën më të shpejtë duke vendosur “pole position” në “United States Grand Prix”. Piloti i McLaren ishte i paarritshëm në sesionin e 3 kualifikues që u mbyll me incidentin e George Russell në momentet e fundit.

Norris mori vendin e parë me kohën 1’32”330 duke thyer kryesimin e Max Verstappen në sesionin e parë dhe të dytë kualifikues. Mirëpo kur ai ishte më i ngadaltë në tentativën e dytë, askush tjetër nuk ishte në gjendje të përmirësohej ndërsa flamuri I verdhë u shfaq pas daljes jashtë piste të Russell në kthesën 19. Fatmirësisht piloti i Mercedes nuk pati asnjë dëmtim nga ky incident.

Në këtë mënyrë Norris arriti të 7 “pole position” në karrierë dhe të 5 këtë sezon me një diferencë prej 0.031” nga Verstappen që la pas Carlos Sainz dhe Ferrari-n. Charles Leclerc plotësoi rradhën e dytë të nisjes përkrah spanjollit.

Australiani i McLaren, Oscar Piastri dhe George Russell u renditën përkatësisht në vendet 5 dhe 6. Provë force nga Pierre Gasly dhe Alpine që u vendosën në pozicionin 7 përpara Aston Martin të Fernando Alonso-s dhe Haas të Kevin Magnussen që u kualifikua për të parën herë këtë sezon në sesionin e 3 kualifikues. Ndërsa Sergio Perez nuk bëri më mirë se vendi i 10 për shkak të fshirjes së kohës pas daljes nga pista.

Yuki Tsunoda (RB) dhe Nico Hulkenberg (Haas) u eliminuan në përfundim të sesionit të dytë kualifikues. Ndërsa i kthyeri në pistë Liam Lawson (RB) u paraqit mirë në sesionin e parë por nuk vendosi asnjë kohë në të dytin edhe për faktin se ai do të niset i fundit pas ndërhyrjeve që janë bërë në motorin e makinës së tij.

Në fund, befasia e këtyre Provave Zyrtare: eliminimi i Lewwis Hamilton në sesionin e parë kualifikues. Kjo për shkak të vështirësisë që hasi sidomos në sektorin e dytë duke mos vendosur një kohë më të mirë se vendi i 16. Në këto kushte duket se do të jetë e vështirë, për të mos thënë e pamundur që ai të arrijë fitoren e 6 në këtë pistë.

provat Verstappen zyrtare
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës, Ronaldo e surprizon me një mesazh: Respekt për ato që ke arritur, të përqafoj

22:01 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.