Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Në Romë ka një krizë serioze mbeturinash

09:46 / January 7, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
romar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Romë ka një problem shumë serioz. Ato janë mbeturinat. Kryeqyteti italian po përballet me një krizë mbeturinash, që mund të bëjë që shumë shkolla të mbeten të mbyllura edhe pas përfundimit të pushimeve të fundvitit, të hënën.

Roma prej kohësh ka probleme me mbeturinat, por një zjarr që ka shkatërruar inceneratorin kryesor të qytetit, e ka përshkallëzuar krizën dhe banorët e zemëruar kanë filluar ta rëndojnë problemin duke djegur plehrat në shenjë proteste për mungesën e veprimit nga ana e autoriteteve.

Presidenti i shoqatës së drejtorëve të shkollave në romë i ka shkruar një letër kryebashkiakes Virxhinia Raxhi, ku paralajmëron se shumë shkolla nuk do të mund të hapen të hënën për shkak të situatës së krijuar.

Ditët e fundit, për shkak edhe të festave, Roma po përjeton një emergjencë të vërtetë sanitare. Koshat e mbeturinave janë të tejmbushur, nëpër rrugë shihen ngado thasë me mbeturina, minjtë tani enden jo vetëm nëpër trotuarë, por kanë hyrë edhe nëpër shkolla, nëpër klasat e boshatisura për shkak të pushimeve të dimrit.

Shoqata e drejtorëve të shkollave, kërkon pastrimin e trotuareve përreth shkollave, përndryshe fëmijët nuk do të mund të hyjnë në klasa.

Krize roma
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia përballet me krizë karburanti: Mungesa pothuajse të gjitha rajonet dhe ndërprerje të furnizimit.

14:44 / July 6, 2026

Kriza në Gaza mbetet e pazgjidhur, vëmendja ndërkombëtare zhvendoset te SHBA-Iran

12:12 / July 4, 2026

Afati po skadon! Kosova në prag të një krize kushtetuese

09:46 / April 20, 2026

Në kërkim nga Interpol Roma për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet në Shkodër 34-vjeçari

12:38 / February 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.