Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në Spanjë insistojnë: Sadiku refuzoi miliona nga Izraeli në merkaton e janarit

08:39 / February 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Sadiku është kthyer në liderin e sulmit të Malagas, emrin nga i cili skuadra shpreson të vijë shpëtimi për mbijetesën në La Liga 2, në një edicion të veçantë mes shumë problemesh jashtë fushës së lojës e kërcënimit për falimentim. Por gjithçka mund të ishte ndryshe nëse Sadiku do të kishte pranuar ofertën që i erdhi nga Izraeli, ku një klub ishte gati ta paguante mjaft mirë që t’i jepte lamtumirën Malagas.

Kartoni i futbollistit i përket Levantes në fakt, por e ka huazuar me të drejtë blerje te Malaga në pritje të gjetjes së një sistemimi përfundimtar për sulmuesin kuqezi. Sipas mediave spanjolle, një klub i madh izraelit ishte bërë gati të paguante për kartonin e futbollistit dhe i ofronte këtij të fundit një rrogë më të mirë se sa përfitonte aktualisht.

Por Sadiku e refuzoi ofertën që i erdhi edhe pse do të kishte kënaqur Levanten dhe do ta kishte shkëputur atë nga klubi spanjoll i cili në verë e mbajti peng deri në ditët e fundit të merkatos. Sadiku vendosi të mos shkonte në një kampionat si ai izraelit, edhe pse atje do të paguhej shumë më mirë. Sulmuesi zgjodhi të qëndronte te Malaga për të rikuperuar formën më të mirë dhe për të ndihmuar këtë skuadër të mbijetonte në La Liga 2, para se të kthehej përsëri te Levante për vitin e fundit të kontratës, pasi është e vështirë që Malaga të gjejë brenda pak muajsh të ardhurat për të blerë kartonin e tij

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tekniku Nikaj vijon testimin, Burreli bind ndaj Korabit

11:37 / August 16, 2026

Ferran Torres zyrtarizohet te PSG

18:15 / August 15, 2026

Kategoria e Parë/ Hidhet shorti për kalendarin e sezonit të ri, java e parë dhuron menjëherë një supersfidë pretendentësh

15:57 / August 14, 2026

FSHF prezanton Shefin e ri të Arbitrave/ Spanjolli Gonzalez Vazquez: Do të punojmë për të përmirësuar arbitrimin

11:30 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.