Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Negociatat me PR-PDIU, a duhet të ftojë Basha, Topallin e Patozin? Berisha: Ata shpallën luftë

20:18 / January 20, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha topalli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike deri tani ka arritur marrëveshjen me disa nga aleatët e vegjël, por ende nuk ka arritur paktin me PR-në dhe PDIU-në. Mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në “ABC” me gazetaren Jonida Shehu, Sali Berisha u shpreh i bindur se PD-ja dhe e aleatët do të arrijnë ujdinë. Por cfarë mendon ai, a duhet që Lulzim Basha të ftojë në koalicion edhe Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin?

Sali Berisha tha se PD-ja duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura për largimin e Edi Ramës, por shtoi se Topalli dhe Patozi, i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar. “Në këto rrethana, me këtë qëndrim përjashtojnë aleancat” tha ish-kryeministri.

Pjesë nga intervista e Sali Berishës për negociatat me aleatët

Pse po vështirësohen këto negociata, ku është problemi?
Unë gjykoj se së pari, absolutisht nuk jam pjesë e procesit të negociatave, por negociatat kanë rregullin e tyre, kanë mesataren e rekordit elektoral, bazat mbi të cilat zhvillohen. Jam i bindur se PD dhe aleatët do të arrijnë ujdinë më të mirë të mundshme për të dy palët dhe të japin, ti presin biletën regjimit.

Ju duken negociata apo presione, referuar deklaratave të Fatmir Mediut pak ditë më parë?
Negociatat kanë karakterin e fshehtë por edhe tam tamet publike, janë të pashmangshme, por unë besoj dhe mendoj se PD dhe aleatët do të arrijnë në ujdi.

A i duhen realisht PD-së aleancat, a mund të mos e fitojë pushtetin pa të vegjlit?
Siç kanë dëshmuar, po bëhen jo një po disa ‘polle’, aleanca opozitare është fituese me 7-11 pikë, ndaj PS-së. Kjo aleancë, i duhet sot cdo demokrati, cdo anëtari të partive opozitare, cdo qytetari. Unë mendoj se largimi me urgjencë i Edi Ramës, i cili vetëm këto tre muajt e fundit ka konsumuar një vepër të tradhtisë së lartë ndërkombëtare për detin me Greqinë.

Kur i duhet cdo votë opozitës, pse nuk po bashkohet me Topallin dhe Patozin?
PD-ja në dijeni time është e hapur ndaj të gjitha forcave politike të cilat kanë për objektiv madhor largimin e narkoshtetit nga pushteti, por sic i dëgjoni edhe ju, problemi i tyre është, ata i kanë shpallur luftë frontale të gjithë spektrit politik shqiptar. Në këto rrethana, me këtë qëndrim përjashtojnë aleancat.

A do të ishte mirë të kishte një ftesë nga PD për Topallin dhe Patozin?
PD duhet të ftojë të gjitha forcat që janë të vendosura.

Edhe Topallin dhe Patozin?
Pa përjashtim ata që janë të vendosur të largojnë nga pushteti Edi Ramën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Në 10 vite reformë nuk kemi ndërtuar asnjë gjykatë”, kreu i KLGJ-së kërkon troje dhe 199 punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda shtetit

15:41 / November 10, 2026

Bonusi i ri i bebes nga korriku 2027, përfitojnë vetëm familjet me të ardhura deri në 180 mijë lekë në muaj

13:29 / November 10, 2026

“Raporti njeh rezultatet e SPAK”, Dhuka: Shqipëria në kilometrin e fundit drejt familjes europiane

12:50 / November 10, 2026

Paris, mblidhet Forumi i Paqes/ Marrin pjesë liderë europiane, i pranishëm kryeministri Rama

12:47 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.