Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Negociatat/ Rama: Nëse Bullgaria vijon “pengmarrjen” e Maqedonisë, do kërkojmë ndarje

11:33 / February 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama 034
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në SHBA ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka komentuar dhe qëndrimin e Shqipërisë përsa i përket krizës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Rama në fjalën e tij është shprehur se ato do të jenë përkrahë SHBA-së përsa i përket kësaj rruge pasi pozicioni që ato kanë në Këshillin e Sigurimit u dikton një gjë të tillë.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në fokus kanë çështjet rajonale, ndërsa krizën në Ukrainë dhe Rusi e ndjekin patjetër por pa pasur rol të rëndësishëm.

“Ministria e jashtme i ka marrë të gjithë masat dhe kemi disa  qytetarë shqiptarë që janë në misionin e OSBE dhe do të qëndrojnë atje për monitorim. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për pozicionin e ri që kemi marrë në arenën ndërkombëtare falë pranisë sonë në këshillin e sigurimit. Ne e dimë shumë mirë vendin tonë, qëndrimin dhe pozitën tonë por të gjithë ato që kemi për të thënë nuk përtojmë që ti themi, dhe në qëndrime tona ne jemi të njësuar me SHBA.

Ne kemi një avantazh të konsiderueshëm për të shfrytëzuar hapësirën e të që na jep ky duet dhe do të jemi të kujdesshëm për çështjen me interes të drejtpërdrejt të vendit që është çështja e qëndrueshmërisë për paqen. Jo se ne jemi jashtë konfliktit mes konfliktit dhe Ukrainës dhe Rusisë por primare për ne është çështja rajonale”, ka thënë Rama.

Ndërkohë në lidhje me hapjen e negociatave ai është shprehur se është për të ardhur keq sesi Maqedonia ka ngelur peng i Bullgarisë, por sipas tij nëse do të vijojë sërish ky qëndrim ato do të kërkojnë ndarje.

“Konferenca ndërqeveritare ka lidhje me Bullgarinë jo me Brukselin është një çështje e absurdit procedurial dhe politik dhe e kemi shtruar në pyetësorin e Këshllimit Kombëtar për të mësuar dhe mendimin e tyre dhe ne në bazë të kësaj do të jemi më të sigurt pasi kemi dilemën tonë për ta ndërmarrë që është ndarja nga Maqedonia e Veriut pasi është e pakuptimtë që ne të presim që Bullgaria të lirojë pengun e vet Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fundjavë përvëluese në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron temperatura deri në 39.5°C dhe rrezik të lartë zjarresh

21:17 / July 29, 2026

Berisha rimerr flamurin antiamerikan/ Bislimi: Berisha e Kurti përfaqësojnë frymën lindore, populli po ndahet prej tyre

21:08 / July 29, 2026

Instituti për Krimet publikon listën paraprake të 13 227 viktimave të luftës në Kosovë

21:00 / July 29, 2026

Ministri i Punëve të Brendshme Lamallari mbledh prefektët: Siguria, sezoni turistik dhe zjarret në fokus, kërkon më shumë koordinim dhe prani në terren

20:48 / July 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.