Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në të gjithë vendin janë konfirmuar edhe 117 raste të reja me COVID-19. Ndërkohë bëhet me dije se një prej rasteve është në Sarandë, që ka lidhje me të infektuarit e pak ditëve më parë.
Sipas informacioneve mësohet se bëhet fjalë për një fëmijë 3-muajsh i një 25-vjeçareje, e cila rezultoi pozitive pak ditë më parë.
Ndërkohë mësohet se nënë e bij janë nisur drejt spitalit Infektiv të Tiranës, pasi kanë shfaqur shenja të sëmundjeve.