Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nëna e djalit të dhunuar përgënjeshtron Ardi Veliun: Do e padis në prokurori për prishje imazhi

16:17 / May 29, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zaida cobo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëna e djalit 14-vjeçar të dhunuar pak ditë më parë nga efektivët e policisë ka përgënjeshtruar deklaratën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu i cili publikoi videon e marrë nga profili i saj në Facebook ku ajo shfaqet me pistoletë.

Ajo tha se video është xhiruar gjatë filmit  “Dashuria nuk mjafton”, ndërsa paralajmëroi se do të bëjë padi në prokurori për prishje imazhi ndaj kryepolicit Ardi Veliu.

“Ju falenderoj juve si tv. Unë e përgënjeshtroj 100% sepse është i vjedhur nga fb im dhe është shkëputur nga filmi “Dashuria nuk mjafton”.

Krerët tanë nuk marrin vesh nga kultura. Duke folur për djalin tim thoshte ajo, ajo, ajo, mamaja e saj. Djali im është dy metra djalë. E kam rritur djalin vetë. Si do reagonte ai po të ishte djali i tij.

Nëse unë jam me precedentë penalë pse më kanë pranuar në Policinë e Shtetit. Kam bërë testimin dhe për dy pikë nuk e mora. Filmi është “Dashuria nuk mjafton” e regjisorit të madh Drilon Hoxha që ka bërë bujë. Nga një ana të vjen keq por edhe për të qeshur për reagimin e tyre.

Unë jam duke e ndjekur këtë çështje me struktura më lart se policia. Unë e kam thënë se në intervistat e mia që ndihem e kërcënuar.

Këto momente nuk ndihem derisa të dalë e drejta. Le t’i marrin videot nuk kam turp nga ato që kam bërë në jetë. Kam qenë në Big Brother, dhe në shfaqje të tjera por këta nuk dinë nga kultura.

Nuk më ka ardhur asnjë gjobë për djalin. Janë përgënjeshtrime këto që po thonë. Djali vazhdon me trajnime me psikologun. Veliu të shkojë të pyesë se ku luan fëmija im. Nuk do rri pa e denoncuar këtë prishje imazhi, do shkoj në prokurori”, tha Çobo për ABC.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.