Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nëntë vlonjatë në polici, nën hetim për vepra të ndryshme penale

11:08 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vlor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëntë shtetas janë vënë në hetim në Vlorë për vepra të ndryshme penale.

Punonjësja e kompanisë për prodhimin e dokumenteve të identifikimit, 34-vjeçarja me iniciale E.B. është proceduar penalisht për “Falsifikim të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”. Ajo dyshohet se ka kryer në mënyrë të parregullt procedurën e aplikimit të pajisjes me pasaportë për një shtetas.

Për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim të detyrës” u vu nën hetim administratore e Njësisë Administrative Qendër Vlorë, 51-vjeçarja me iniciale M.K. një shtetas e ka denoncuar, pasi pretendon se M.K. ka futur dokumente të falsifikuara, në dosjen e pronësisë së tij.

Po nga këto shërbime u proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit: B. C., 47 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, E. A., 38 vjeçe, banuese në lagjen “Isa Boletini” dhe B. Xh., 56 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi ushtronin aktivitete tregtare në subjekte të paregjistruara në organet tatimore dhe nuk kryenin deklarimet e të ardhurave.

Për zjarrvënie të qëllimshme janë proceduar shtetasit L. L., 40 vjeç, D. B., 47 vjeç dhe A. J., 41 vjeç, pasi kanë ndezur zjarre në vende të ndryshme dhe për pasojë janë djegur bimësi dhe shkurre.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Kanosja”, shtetasin F. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. G., 61 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, se 42-vjeçari e ka kërcënuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Elbasan, inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit në pallate

19:38 / November 5, 2026

E zuri shtylla poshtë, humb jetën elektricisti në Dibër

13:59 / November 5, 2026

‘Plumbi i artë’, SPAK kërkon 302 vite burg për 15 të pandehur

12:00 / November 5, 2026

Shpërthimi tragjik në Elbasan, drejtori i zjarrfikëses: dy viktimat humbën jetën nga shpërthimi, jo nga zjarri

11:15 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.