Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nesër ndeshja me Anglinë, Gjimshiti: Do të japim gjithçka për të vënë në vështirësi

17:23 / November 15, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjimshiti3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nesër ekipi kuqezi do të presë Anglinë në ”Air Albania”, dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, doli në konferencën zyrtare për shtyp së bashku me trajnerin Sylvinho. Kapiteni i Atalantës u shpreh optimist dhe i vendosur që Shqipëria të japë maksimumin në fushë, pavarësisht vështirësisë së sfidës.

“Do të jetë një ndeshje si të gjitha në kualifikuese. Do të futemi në fushë dhe do të japim maksimumin. E kemi siguruar ‘play off’-in, por kjo mbetet një sfidë shumë e rëndësishme. Do të bëjmë gjithçka për të vënë në vështirësi kundërshtarin”,-deklaroi Gjimshiti.

Mbrojtësi u ndal edhe te dueli me Harry Kane, sulmuesin kryesor të Anglisë: “Nuk është vetëm detyrë e imja ta ndal Kane. Të gjithë mbrojtësit e kanë të vështirë ndaj tij. Ne do të mbrojmë si skuadër dhe do të sulmojmë si skuadër. Ata s’kanë pësuar gol, por shpresojmë të shënojmë nesër.”

Në fund, Gjimshiti tha se ekipi mendon për play-off-in, por më parë duhet fokus maksimal te Anglia: “Sigurisht që mendojmë për ‘play off’. Por fillimisht të jemi të përqendruar te ndeshja e radhës dhe më pas presim shortin. Edhe nga një kombëtare e madhe si Anglia gjithmonë mund të mësosh diçka”.

Anglia gjimshiti Shqipëria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026

Izraeli riklasifikon krokodilët, hapet rruga për përdorimin e tyre në sistemin e sigurisë

17:38 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.