Nëse dëshiron të ndjekësh punimet e Kongresit të PS-së nuk është nevoja të jesh në sallë. Kështu ka ndodhur dhe me median e cila është në hollin e Pallatit të Kongresve, ku po ndek punimet nga një ekran LED që është vendosur aty.
Ekrane LED janë vendosur edhe nga sheshi “Nënë Tereza” tek hotel “Rogner”. Mbi 10 mijë karrige janë vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, aty ku pas punimeve të kongresit është programuar edhe prezantimi zyrtarisht i Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Tiranës.


