Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nga Fatos Hoxha/ A ka garë në PD?

13:21 / June 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha harxhi kadilli shehu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Fatos Hoxha/

Dita e madhe po vjen. Pasneser Luli rikonfirmohet kryetar në kompeticion me tre garues, por pa garë.Opinioni publik e ka percjellë me shumë vëmendje fushatën e Bashës dhe konkurrentëve të tij edhe pse askush nuk pret qe te ndodhë çudia.

Gara po zhvillohet me të njejtin nxitim dhe me të njejtat modalitete si gara super e kontestuar e para katër vjetëve, po zhvillohet pa transparencë publike, pa lista zgjedhësish, pa të drejtë ankimimi për sfidantët, pa përfaqësim të tyre në administratën zgjedhore, garë qëpo drejtohet edhe këtë herë nga Jemin Gjana, me cilësinë që i ofron gjithmonë Jemini procesit. Për rezultatin e kësaj gare nuk ka njeri që mund të verë bast.
Prandaj bëhet legjitime pyetja: kur të gjithë e dinë që në PD nuk ka garë, atëhere pse ka kaq shume vëmendje ndaj saj?

Unë besoj se ajo që presin njerëzit të shohin, është sinjali se PD po nis të ndryshojë, se një erë e re do nisë të fryjë korridoreve të SHQUP-it, sapo të fashitet entuziazmi i garës, se vlerat do rikthehen në piedestal dhe përbetimet do bëhen të vërteta dhe të besueshme.
Njerëzit po presin t’a zbulojnë këtë nga fjalët dhe deklaratat, por fjalët dhe deklaratat deri tani nuk thonë asgjë për;

1. Fajet e lidershipit të Berishës dhe të lidershipit të Bashës për katandisjen dëshpëruese të Partisë dhe refuzimin kokëfortë për t’u çliruar nga këto faje e për t’u distancuar nga fajtorët;
2. Kapjen e qeverisjes së PD-së, nga krimi i organizuar dhe nga oligarkia dhe distancimin e prerë të kandidatëve prej këtij skllavërimi;
3. Kapjen e opozitës nga Rama (marrëveshjen e 17 majit) dhe tradhëtinë fatale të opozitarizmit nga udhëheqësia opozitare;
4. Kapjen e opozitës nga krimi i organizuar dhe oligarkia dhe rrezikun që kjo i sjell shpresave demokrate për qeverisje dhe qeverisjes së ardhshme demokrate;
5. Korrupsionin makabër të lidershipit opozitar me çdo lëvizje, nisëm dhe proces opozitar;
6. Shitblerjen e patolerueshme të mandateve dhe kandidimeve në postet partiake dhe ato përfaqësuese, konvertimin e vlerave ideologjike në biznes fitimprurës familjar, shndërrimin e partisë në ndërmarrje ekonomike.

Në këto zgjedhje nuk ka garë konkurentësh, ndaj gara e ideve tërheq kaq shumë vëmendje.
Por ideja e vetme që po u serviret demokratëve është ideja e dashurisë dhe adhurimit pa kushte ndaj Saliut, Lilit, Argitës dhe Zenit, nga të gjithë kandidatët , në konkurrencë të fortë me njeri tjetrin. Kjo dashuri po e lë edhe këtë herë PD-në pa garë.
Kush e ka kuptuar këtë dhe e pret ngjarjen pa shpresë, beson më shumë tek forca e twiterit dhe e urdhërit ekzekutiv, se sa tek forca rigjeneruese e demokracisë së brendshme.
Sfida e madhe e PD-së edhe këtë herë nuk do jetë beteja me kundërshtarin, por beteja për të çliruar vetveten nga pengjet dhe nga pengmarrësit.

E bëftë Zoti mbarë!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqiptarët nuk merren me beteja të vogla

16:20 / August 24, 2026

Beteja e Ali Këlcyrës për njohjen e bektashinjve si komunitet fetar më vete në vitin 1923

16:05 / August 23, 2026

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

21:44 / August 22, 2026

Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

21:13 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.