Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Nga humbja e bashkëshortes tek divorci i prindërve, Stefi Prifti rrëfen mes lotësh: Në një autobus me babanë, nuk folëm! S’e fal dot

23:54 / November 18, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6355
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari i mirënjohur Stefi Prifti, ka rrëfyer si asnjëherë më parë vështirësitë e jetës së tij, familjen, humbjen e bashkëshortes si dhe divorcin e prindërve që në moshë të vogël.

Në një rrëfim të ndierë, këngëtari ka treguar mbi ndarjen nga jeta të bashkëshortes së tij vite më parë, humbje e cila ka për të ka qenë një periudhë e vështirë.

Ai ka treguar se pas kësaj humbjeje, ka gjetur ngushëllim tek dy vajzat e tij, si dhe tek muzika që bën.

“Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm”, tha Stefi.

“Ka qenë dashuri më shikim të parë. Kemi pasur sakrifica për hatër të profesionit tim. Marina ka sakrifikuar shumë nga jeta e saj. Ikëm, i lamë të gjitha këtu. Nisëm një jetë të re.  Ndarja nga jeta ka qenë e vështirë, nuk shprehet me fjalë. Mos i ndodhtë askujt, por gjërat nuk janë në dorën e njeriut. Kam vuajtur shumë vite më pas, jam përpjekur që energjitë i mia, stacioni im pas humbjes së Marinës të ishin vajzat,  kështu e kam kaluar. Më ka ngushëlluar prania e tyre. Që të jem i vërtetë, edhe muzika të mban gjallë, arti është i magjishëm. Ata që janë muzikante dhe që e duan më kuptojnë shumë mirë. Arti të jep forcë, të mban gjallë në çdo situatë”, është shprehur ai në “Se luan topi”.

IMG 6356

Ndër të tjera Stefi është ndalur dhe tek lidhja e tij e re, ku ka treguar me rezerva të mëdha mbi gruan që i ka rrëmbyer zemrën.

Këngëtari ka treguar që vajzat e kanë mirëpritur lidhjen e tij, ndërsa shtoi se lidhja e tyre mbahet ë distance, dhe si e tillë sipas tij, ka vështirësitë e saj.

“Nuk është kollaj t’u thuash dhe vajzave për një lidhje të re, por për fatin tim të mirë, kjo ndodhi pas shumë vitesh,  nuk pata asnjë lloj ndjenje apo lidhjeje. Kështu që jam më fat që vajzat më mirëkuptuan. Lindi nëpërmjet një telefonate. Nuk është se unë kërkova që, as ajo. Nuk është ndonjë fansja ime, megjithatë ne vazhdojmë të jemi në distancë, nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo ka vështirësitë e veta”, tha ai.

Kujtojmë se ai konfirmoi romancën e re me anë të një postimi në rrjetet sociale pak kohë më parë në ditën e lindjes së tij, ku publikoi foto teksa mban dorën në këmbën e partneres, por pa i zbuluar identitetin.

IMG 6357

Ai ka treguar dhe mbi prindërit e tij, të cilët janë divorcuar që ku ai ishte 4 vjeç, dhe se ai, vëllai dhe motra e tij kishin qëndruar me nënën. Këngëtari ka treguar se me babin ishte takuar por nuk e kishte falur për ndarjen nga nëna.

Stefi: Prindërit u ndanë kur unë isha 4 vjeç, motra 2 dhe Endri ishte në pelena. Nëna jonë vuajti në ato vite, ishte heroinë më tre fëmijë vetëm, por kemi pasur mbështetjen e familjarëve. Sa i përket lidhje së saj më babain tim nuk kam njohuri, sepse mamaja u largua shpejt nga jeta. Nëse do jetonte do e gjeja kurajën ta pyesja dhe të dija më shumë. SI është njohur me babain, si janë takuar, çdo gjë.

Pyetje: Me babain nuk keni pasur kontakt?

Stefi: Jo. Ne qëndruam në krah të nënës. Edhe sot, gjithë e drejta ishte në krah të nënës.

Pyetje: E ke takuar babain?

Stefi: E kam takuar. Në një kohë bëja një stazh dhe më qëllonte që udhëtoja çdo ditë në autobus me babin tim, por nuk flisnim. Një ditë kemi qenë ulur përball dhe nuk folëm. Më kërkoi që të takoheshim, por pranova, nuk e kisha falur. Prindi është më i dashur dhe më i pjekur për të marr vendime për fëmijët e vet, kjo është  ajo që kam të vështirë t’ja fal.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Rama në takimin e Këshillit Europian të Korporatave: Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik

12:18 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.