Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër ka bërë një njoftim për qytetarët shqiptarë, të cilët udhëtojnë drejt Malit të Zi.
Ashtu sikurse është bërë me dije shteti fqinj ka marrë vendimin se duke filluar nga 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.
Policia Kufitare sqaron se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.
