Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga taksa e pronës tek pagesat elektronike, ja ndryshimet që priten të ndodhin

19:11 / February 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria do të ndërmarrë një sërë reformash të thella në disa sektorë të ekonomisë me qëllim me  rritjen e prodhimit vendas, nxitjen e investime ve të reja dhe sigurimin e një zhvillimi të qëndrueshme dhe rritjen e konkurrueshmërisë. Programi i Reformave Ekonomike (ERP), 2020–2022, është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon ndërhyrje në sektorin e energjisë, bujqësisë, punësim dhe në klimën e biznesit në tërësi. Një ndër objektivat e vendosura është përmirësimi i klimës së sipërmarrjes dhe reduktimi i informalitetit.

Në këtë pikë qeveria parashikon të çojë përpara reformën e taksës së pronës për të siguruar zbatimin e saj në të 61 bashkitë e vendit si dhe ngritjen e kadastrës fiskale. Sipas programit, në planin afatgjatë, masa pritet të stimulojë investimet e huaja direke përmes sigurisë juridike, duke krijuar kështu më shumë biznese dhe duke rritur punësimin. Po ashtu, parashikohet zhvillimi i kuadrit ligjor në mbështetje të start-up-eve innovative.

Përmirësimi i aksesit në financë të bizneseve të vogla dhe të mesme është një tjetër masë e parashikuar, duke krijuar kushte për funksionimin dhe zgjerimin e instrumenteve të ndryshëm financiarë që nuk ishin të pranishëm në tregun e brendshëm (skemat garantuese etj.), duke optimizuar financimin publik dhe duke përmirësuar nivelin e informacionit për të pasur akses në lloje të ndryshme të financimit. Dhe reforma e fundit lidhet me modernizimin e instrumenteve të pagesave retail. Qëllimi është  përdorimi intensiv i instrumenteve moderne të pagesave me vlerë të vogël në të gjithë vendin, me qëllim arritjen e 10 pagesave elektronike për frymë deri në fund të vitit 2022.

taksa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026

Një kullë do të ndërtohet në vend të “Tajvanit”, shpallet kompania fituese

19:40 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.