Partia Socialiste e Tiranës ka ndezur motorët e fushatës pas zyrtarizimit të kandidatëve nga Kryesia e PS këtë të shtunë.
Nga Erion Veliaj për bashkinë e Tiranës, tek Rakip Suli në Kamzë e kandidatët e Kavajës, Rogozhinës e Vorës kanë nisur sfidën për të fituar këto bashki.
“Erion Veliaj do ta drejtojë Tiranën për një mandat tjetër transformues, Rakip Suli do të vendos standardin e munguar në Kamzën e mbajtur peng prej vitesh, Redi Krajli vjen për ndërruar prapambetjen e kthyer në Kavajë, Haxhi Memolla është gatshëm të fitojë sfidën në Rrogozhine dhe Agim Kajmaku do t’i dhurojë Vorës një fitore socialiste për t’i prirë ndryshimit”, thuhet në postimin e Partisë Socialiste.




