Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit pas kallëzimit të bërë nga një vajzë për ngacmim seksual.
Burime për tirananews.al bëjnë të ditur se ai e kishte ngacmuar herë të tjera me fjalë 32-vjeçaren K.G dhe këtë herë kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht. Vajza ka denoncuar menjëherë në polici duke çuar në pranga S. T., 35 vjeç. Mësohet se ai njihet si përdorues droge në këtë qytet.
NJOFTIMI I POLICISE
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.T. 35 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja K.G, 32 vjeçe, banuese Berat, se shtetasi i sipërpërmendur e ka ngacmuar seksualishtë.
Materialet i kaluan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmim seksual”, parashikuar nga nenin 108/a, te Kodit Penal.
