Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarja në Kombinat/ Asnjë nga besimet fetare nuk flet për ringjallje, ja çfarë thonë përfaqësuesit e tyre

14:42 / July 6, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zhaneta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zhaneta Josifi dhe dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta ende nuk dihet se çfarë sekti fetar ndiqnin, ndërkohë që pak ditë më parë u bë e ditur se do kalojnë në sitë të gjitha sektet fetare.

Fillimisht u tha se ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait por në një deklaratë të tyre ata u distancuan nga ngjarja. Në një prononcim pak ditë më parë për tirananews.al ata thanë se nuk kanë qenë pjesë e tyre.

Lexo edhe- Vetëflijimi i nënës dhe bijës, reagojnë “Dëshmitarët e Jehovait”: Nuk janë pjesë e organizatës sonë, për ne jeta është e shenjtë!

Arben Lubonja pjesë e zyrës së shtypit të kësaj organizate, pasi shprehu keqardhjen për këtë ngjarje tha se, Zhaneta dhe Anisa Josifi nuk ishin pjesë e kësaj organizate.

Ai shtoi se kjo ngjarje po shfrytëzohet për të hedhur baltë mbi këtë organizatë.

Sipas Lubonjës, organizata e tyre predikon se jeta është e shënjtë. Duke u distancuar totalisht nga kjo ngjarje, Lubonja shpjegoi se në asnjë nga qëndrat e tyre nuk rezulton që dy gratë të kenë shkuar ndonjehërë dhe jo me të kenë qenë pjesë e tyre.

Pas kësaj u fol dhe për Këshillën Ungjillore e cila nga ana e saj gjithashtu ka reaguar. Presidenti i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Ylli Doçi: “Në bazë të komunikimeve kanë qenë para 15 vitesg në Përmet, ndërsa në tiranë mund të kenë qenë vizitore, por nuk rezultojnë si anëtare të kësaj Kishe. Kishat janë të hapura çdo ditë, marrin libra, por nuk kanë qenë si pjesë anëtare të Kishës. Unë jam pastor në Kombinat dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë për këtë familje, madje gjatë kohës së pandemisë ne kemi vizituar disa qindra familje që i kemi të regjistruara dhe i kemi ndihmuar në mënyra të ndryshme dhe asnjë nga emrat që kemi marrë nga minibashkia dhe nuk ka rezultuar asnjëherë pjesë e Kishës Ungjillore”

Ndërkohë edhe ish-myftiu i Tiranës, ylli Gurra është shprehur se asnjë fe nuk predikon ringjalljen apo vetëvrasjen për tu ringjallur.

Nuk ka në asnjë besim tradicional t’i dërgosh për së gjalli në këtë mënyrë makabre në parajsë. Fetë qiellore (Islami, Krishtërimi, Judaizmi) kanë ndërtimin e parajsës këtu në botë, e pastaj duke shpresuar tek Zoti. Nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë nga fetë qiellore.

Kjo në gjykimin tim është e disata herë që nga komunitete të ndryshme fetare, shoqëria shqiptare tronditet. Është e disata herë që vajza të tilla vetëflijohen për shkak të besimeve të tilla. Këto janë thjesht grupime okulte, sektariste të keqpërdorura, qoftë brenda Shqipërisë dhe jashtë saj”, është shprehur Gurra për mediat.

Nuk është e qartë se çfarë besimi apo sekti fetar ndiqnin tre gratë, ndërkohë që nuk përjashtohet as mundësia e kalimit të një forme depresioni në skizofreni.

Ndërkaq, pritet që organet hetimore të qartësojnë se çfarë besimi fetar ndiqnin Zhaneta dhe vajzat e saj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kontrolle të shtuara policore në Vlorë, FNSH-ja dhe Krimet zbarkojnë në Çole dhe Ujin e Ftohtë

22:57 / November 12, 2026

Shqipëria mposht Finlandën 2-0, Muçi dhe Manaj i japin fitoren kuqezinjve në “Air Albania”

22:40 / November 12, 2026

“Dy ministra sakrifikojnë postet për bashkitë?”/ Veliu: Ja çfarë pritet nga Asambleja Kombëtare e PS

22:12 / November 12, 2026

Shqipëri-Finlandë, Rey Manaj shënon golin e dytë

22:00 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.