Gjykata ka dhënë vendimin ‘arrest me burg’ për autorin që plagosi në Kavajë sekretarin e PD.
Gjykata e Kavajës ka vendosur sot masën e sigurisë për tre shtetasit që u përfshinë në ngjarjen e plagosjes së sekretarit të zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, Bledar Okshtuni.
Gjykata vendosi arrest me burg për shtetasin, Ndriçim Tahiri (Jonuzi), personi që plagosi në zyrën e PD-së së Kavajës, sekretarin e kësaj selie.
Ndërkohë që Gjyqtari Gentjan Dekollari vendosi masën arrest shtëpie për punonjësin e Policisë Bashkiake, Dorjan Troplini dhe drejtorin e Policisë, M.SH.
Kërkesa për arrestimin e Ndriçim Tahirit (Jonuzi) dhe dy funksionarëve të bashkisë së Kavajës u kërkuan nga prokurori Durim Bedini.
