Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ngjarja tronditëse/ I moshuari filmonte abuzimin me të miturën dhe e shpërndante tek 3 djem, në dy telefona u gjet…

11:34 / June 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abuzimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Polici ishte marrë informacioni se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe.

Ai është një 65-vjeçar me inicialet A.D i cili është shoqëruar në ambientet e Policisë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime.

Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë.

Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal.

Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026

Blindohet siguria kibernetike/ Ndryshime në ligj, SHISH dhe ushtria pjesë e strukturës së re

12:35 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.