Prokuroria e Përgjithshme ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, prej ditës së djeshmei dorëhequr nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Shkak u bë zbulimi i dokumenteve nga PD ku Valdrin Pjetri rezultonte i dënuar në Itali për drogë.  

Valdrin Pjetri është paraqitur në zyrat e prokurorisë ditët e fundit, para se të jepte dorëheqjen, dhe ka kryer procedurën e regjistrimit të gjurmëve të gishtave që do të përdoren me qëllim hetimin e çështje së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit, raporton Ora News.

Sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka nisur hetimet për këtë çështje në fillim të muajit gusht pas kallëzimit të Partisë Demokratike. Grupi hetimor i është drejtuar me kërkesë interpolit dhe Europolit në lidhje me precedentët penalë, ndalimet, arrestimet dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në shtetin italian në periudhën 2001-2002.

Në pritje të këtyre përgjigjeve të cilat ende nuk kanë mbërritur nga Italia, prokuroria ka marrë gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit të cilat do të dërgohen në zyra e Interpol tiranës në mënyrë që të ballafaqohen me bazën e të dhënave të Interpol Romës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here